Vaksina e AstraZeneca aprovohet dhe në një shtet tjetër

Azia

Vaksina e AstraZeneca aprovohet dhe në një shtet tjetër

Më: 17 janar 2021 Në ora: 08:51
Ilustrim

Vaksina COVID-19 e AstraZeneca është aprovuar për përdorim urgjent në Pakistan. Zyrtarët e qeverisë kanë bërë me dije se AstraZeneca është vaksina e parë e aprovuar për përdorim masiv në Pakistan.

“Është dhënë autorizimi për përdorimit urgjent për vaksinën COVID të AstraZeneca,” i tha Reuters ministri i Shëndetësisë, Faisal Sultan.

Po ashtu mësohet se ky shtet do të marrë dhe 1 milion doza nga vaksina kineze, por për këtë të fundit pritet një aprovim nga autoritet shëndetësore.

“Jemi në proces për të marrë vaksina që janë prodhuar nga vendet perëndimore dhe vaksina të tjera si përmes marrëveshjeve dypalëshe të blerjes, por edhe përmes COVAX,” shtoi ministri.

Pakistani është në një fazë kritike të menaxhimit të situatës së COVID, pasi infektimet janë rritur shumë dhe vdekjet po ashtu.

Vetëm një ditë më parë raportoi për 2,432 infeksione të reja me koronavirus dhe 45 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në më shumë se 516,000 dhe numri i viktimave ka shkuar në 11 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat