Kina vazhdon me mbi 100 raste të reja me COVID-19 për ditën e shtatë me radhë

Azia

Kina vazhdon me mbi 100 raste të reja me COVID-19 për ditën e shtatë me radhë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Kina është duke luftuar shifrat më të larta të infeksioneve ditore me COVID-19 në muajt e fundit.

Kina raportoi më shumë se 100 raste të reja me COVID-19 për ditën e shtatë me radhë.

Kina regjistroi 118 raste të reja më 18 janar, nga 109 një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar i shëndetësisë në një deklaratë, raporton Reuters.

Prej tyre, 106 ishin infeksione lokale, me 43 të raportuara në Jilin, një rekord i ri ditor për provincën veri-lindore dhe 35 në provincën Hebei, e cila rrethon Pekinin, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Vetë kryeqyteti kinez raportoi një rast të ri, ndërsa Heilongjiang në veri raportoi 27 infeksione të reja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat