Stuhia e dëborës shkakton aksident me 130 makina në Japoni

Azia

Stuhia e dëborës shkakton aksident me 130 makina në Japoni

Më: 20 janar 2021 Në ora: 06:53
Pamje nga aksidenti

Japonia është goditur nga stuhitë e mëdha të borës në javët e fundit. Një stuhi e madhe debore është bërë shkas për aksidentin e rëndë rrugor në veri të Japonisë, ku 130 makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Një person humbi jetën e 10 të tjerë mbetën të plagosur nga aksidenti i rëndë në autostradën e Tohokut në prefekturën Miyagi, në të cilin u përfshinë rreth 200 njerëz. Ekipet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë.

Në kohën kur ndodhi aksidenti, erërat në zonë raportonin të mbërrinin një shpejtësi prej rreth 100km/h. Njerëzit janë bllokuar nëpër makina, dhe punonjësit e ndihmës u kanë ofruar ushqime, pije të ngrohta dhe batanije.

Gjatë 24 orëve të ardhshme, në rajonin e Tohokut pritet të bjerë gati gjysmë metri borë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat