Irak/ Tronditet Bagdadi nga bombat vdekjeprurëse, vdesin të paktën 13 persona

Azia

Irak/ Tronditet Bagdadi nga bombat vdekjeprurëse, vdesin të paktën 13 persona

Më: 21 janar 2021 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Dy bomba vdekjeprurëse janë hedhur në një treg në Bagdatin qendror gjatë mëngjesit të së enjtes, ku kanë ndërruar jetë të paktën 13 persona.

Forcat e sigurisë i ndoqën dy sulmuesit, të cilët hodhën veten në erë dhe shkaktuar ngjarjen tragjike. 

Komanda e Operacioneve tha se ata shpërthyen eksplozivët e tyre në një treg të jashtëm për veshje të përdorura. Ky është sulmi i parë vdekjeprurëse që goditi Bagdadin pas dy vitesh.

Zyrtarët thanë se numri i të viktimave nga sulmi mund të rritet pasi disa njerëz të plagosur ishin në një gjendje kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat