Hong-Kongu për herë të parë në shtetrrethim prej COVID-19, 10 mijë personave u ndalohet lëvizja

Azia

Hong-Kongu për herë të parë në shtetrrethim prej COVID-19, 10 mijë personave u ndalohet lëvizja

Më: 24 janar 2021 Në ora: 07:57
Hong-Kongu

Hong-Kongu ka vendosur për herë të parë masën e shtetrrethimit për pandeminë e COVID-19, duke u thënë rezidentëve në zonat e prekura që të mos lëvizin nga zonat e banuara deri sa të testohen.

Rreth 10 mijë persona që jetojnë në zonën e Yau-Tsim Mongut janë vendosur në kufizim lëvizjeje për sa paku 48 orët e ardhshme.

Autoritetet kanë angazhuar rreth 3 mijë punonjës të shëndetësisë për të nisur menjëherë një operacion testimi masiv.

Zona, e cila përshkruhet nga autoritetet lokale si e shtresës së mesme, me ndërtesa jo shumë të larta dhe pallate të ngushta, raportoi këtë javë thuajse gjysmën e rasteve totale me COVID-19 që kishte Hong-Kongu.

Rritja e testimeve ndaj banorëve të zonës solli më shumë rezultate pozitive dhe gjurmoi të tjera raste duke ngjallur shqetësime te autoritetet shëndetësore për një vatër të re të infeksionit.

Hong-Kongu ia kishte dalë mbanë të shmangte masat e shtetrrethimit me udhëheqësin e saj Carrie Lam që deklaroi në korrik se autoritetet do të bëjnë të pamundurën për të shmangur “një masë kaq ekstreme” deri sa të mos ketë një zgjidhje tjetër.

Masa e kufizimit që u njoftua rreth orës 4:00 të orës lokale, parashikohet të jenë në fuqi për të paktën dy ditë.

Prej nisjes së pandemisë autoritetet e zonës metropolitane të Hong-Kongut – që ka 7.5 milionë banorë – kanë raportuar për 9,928 raste me COVID-19, prej së cilave vetëm 168 kanë përfunduar me pasojë vdekjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat