Qeveria i ofron vaksina falas, “Singapore Airlines” linja e parë ajrore që do të vaksinojë ekuipazhin

Azia

Qeveria i ofron vaksina falas, “Singapore Airlines” linja e parë ajrore që do të vaksinojë ekuipazhin

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:01
“Singapore Airlines”

Linja ajrore e Singaporit po shpreson të bëhet linja e parë ajrore në botë që të vaksinojë të gjithë anëtarët e ekuipazhit të saj kundër Covid-19.

Singapore Airlines (SIA) konfirmoi për CNN Travel se të gjithë anëtarët e ekuipazhit të tyre  duke përfshirë pilotët, agjentët e portave, stjuardesat dhe cilindo që puna e të cilëve kërkon kontakt me publikun u janë ofruar vaksina falas kundër Covid-19 nga qeveria.

Vendi ka blerë vaksinën Pfizer , e cila kërkon dy doza.

“Ne jemi mirënjohës ndaj qeverisë Singapore për bërjen e sektorit të aviacionit një përparësi në ushtrimin e vaksinimit të vendit,” -tha CEO i linjës ajrore, Goh Choon Phong, në një deklaratë.

“Kjo pasqyron rëndësinë e sektorit dhe rolin thelbësor që ne luajmë si në rimëkëmbjen ekonomike të Singaporit, ashtu edhe në luftën kundër pandemisë.”- shtoi ai.

Phong, së bashku me ministrin e transportit të Singaporit Ong Ye Kung, ishte ndër qytetarët e parë që u vaksinuan. Ai ka marrë dozën e parë të vaksinës dhe nga raportimet e bëra ishte një procedurë pa dhimbje dhe pa efekte anësore.

Pasi të vaksinohen, anëtarët e ekuipazhit do t’i nënshtrohen më pak shqyrtimit dhe më pak masave të sigurisë që lidhen me koronavirusin. Për shembull, ekuipazhi i fluturimit i cili aktualisht është testuar në ditën e shtatë pas kthimit të tij në Singapor do të përjashtohet nga ky test i vazhdueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat