Plasin protestat në Indi, fermerët përleshen me policinë

Azia

Plasin protestat në Indi, fermerët përleshen me policinë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 13:20
Protesta në Indi

India kremtoi të martën ditën e themelimit të saj, por paradat në datën e shënuar u anashkaluan nga lëshonin gaz lotsjellës nga ana tjetër e pengesës.

Vetëm qindra metra më tutje, kryeministri Modi dhe pjesëtarët e tjerë të qeverisë festonin Ditën e Republikës duke vëzhguar paradën e forcave të armatosura.

“Ndihemi të fyer si fermerë sepse jemi ata që i sigurojmë vendit ushqimin. Protestojnë me forcë prej muajsh, por nuk po dëgjohemi.”– thotë Ulka Mahajan

“Lëvizja e fermerëve është lëvizje e gjithë Indisë, e pakufizuar në shtete apo distrikte të caktuara. Është kthyer në lëvizje popullore.”

Fermerët indianë protestojnë prej muajsh ndaj ndryshimeve ligjore që përcaktojnë rregulla të reja për shitjen, magazinimin, vendosjen e çmimeve të prodhimeve bujqësore dhe marrëdhëniet mes prodhuesve dhe bizneseve apo supermarketeve.

Sipas protestuesve, me propozimet e saj qeveria po ndërhyn në tregun e tyre të lirë.

Protestat e dhunshme që shpërthyen në kryeqytet.

Mijëra fermerë i hipën traktorëve drejt Nju-Delhit për të vazhduar protestën disamujore dhe dialogun me qeverinë për reformën agrare që ka propozuar kryeministri Narendra Modi.

Policia e lejoi protestën me kushtin që të mos ndërhynte në ceremonitë e ditës, por fermerët e revoltuar shembën barrikadat e ngritura në hyrjet e qytetit, duke u përleshur edhe fizikisht me forcat e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat