Japonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Azia

Japonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Më: 31 janar 2021 Në ora: 00:56
Foto ilustrim

Autoritetet japoneze kanë filluar të shqyrtojnë mundësinë e zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme edhe për një muaj në Tokio.

Vendimi për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në 11 prefekturat e Japonisë, do të merret javë e ardhshme, shkruan Reuters.

Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të jetë e pashmangshme në tetë nga 11 prefekturat, përfshirë Tokion.

Gjendja e jashtëzakonshme u prezantua për herë të parë në Tokio dhe tre prefektura afër në 7 Janar dhe gjashtë ditë më vonë u shtri në shtatë prefektura të tjera.

Në këto prefektura qytetarëve u është bërë thirrje që të mos dalin pa nevojë, dhe pronarëve të kafeneve dhe restauranteve u është bërë thirrje që të shkurtojnë orarin e punës.

Burimet pranë kryeministrisë bëjnë të ditur se gjendja e jashtëzakonshme mund të mbetet në fuqi për tre javët e ardhshme deri në një muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat