Tigrat i marrin jetën 47-vjeçarit

Azia

Tigrat i marrin jetën 47-vjeçarit

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 19:54
Një punëtor i kopshtit zoologjik 47-vjeç u gjet i vdekur me gërvishtje dhe plagë në trup

Një tigër Sumatran është qëlluar me armë ndërsa një tjetër është ende në gjendje të lirë pasi ata u arratisën nga një kopsht zoologjik në ishullin Borneo, duke lënë një punëtor të kopshtit zoologjik të vdekur.

Tigrat, rreth 18 muajsh, u arratisën nga kopshti zoologjik Sinka në qytetin Singkawang të Indonezisë, pasi moti i keq  shkaktoi një rrëshqitje të tokës dhe hapi një tunel që lejonte daljen e tyre.

Një punëtor i kopshtit zoologjik 47-vjeç u gjet i vdekur me gërvishtje dhe plagë në trup.

Tigrat Sumatran konsiderohen të rrezikuar në mënyrë kritike nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, me më pak se 400 që besohet të qëndrojnë në natyrë.

Pjesët e trupit të tigrit përdoren gjerësisht në mjekësinë tradicionale  veçanërisht në Kin,  megjithë provat dërrmuese shkencore ato nuk kanë ndonjë vlerë të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat