Një fshat në Indonezi përmbytet nga uji i kuq

Azia

Një fshat në Indonezi përmbytet nga uji i kuq

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 23:45
Foto

Uji i kuq ka përfshirë një fshat në Indonezi këtë të shtune, kjo pasi një fabrikë e ngjyrës ishte përmbytur nga reshjet e mëdha të shiut që kishin kapluar atë zonë.

Këto vërshime ishin në rrugën Jenggotit në pjesën e njohur si Javas. Kjo është zonë në jug të qytetit Pekalongan, e cila njihet për dyllin tradicional dhe tekstilet e ngjyrosjes të cilat quhen ‘batik’.

Mijëra përdorues të rrjeteve sociale kanë shpërndarë imazhe ku fshati ishte i përmbytur në ngjyrë të kuqe, shkruan BBC.

Një banor i atjeshëm, Dimas Arga Yudha ka thënë për Reuters, se këto pamje të fshatit kanë ardhur si pasojë e bojës “batik” që është tretur në ujë.

“Kjo do të zhduket kur të ketë edhe shi më shumë”, ka thënë Yudha.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat