Në Izrael fillon zbutja e masave anti-COVID, rihapen disa biznese

Azia

Në Izrael fillon zbutja e masave anti-COVID, rihapen disa biznese

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:30
Izrael

Disa biznese kanë nisur të rihapen të dielën në Izrael, ndërsa qeveria ka filluar të zbusë masat kufizuese gjashtë javë pasi vendi është mbyllur për herë të tretë në tentim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan agjencia AP.

Njerëzit janë të lejuar të lëvizin më tepër se një kilometër nga shtëpia e tyre.

Shkollat mbesin të mbyllura dhe fluturimet ndërkombëtare janë të kufizuara dukshëm.

Izraeli ka aplikuar mbylljen e tretë nacionale në fund të dhjetorit, si pasojë e rritjes së numrit të infektuarve.

Izraeli ka regjistruar mbi 686 mijë raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, dhe ka regjistruar 5074 të vdekur.

Në të njëjtën kohë, shteti me 8.8 milionë banorë ka nisur një fushatë masive të vaksinimit.

Mbi 3.4 milionë izraelitë kanë marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizerit dhe së paku dy milionë e kanë marrë dozën e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat