IS sulmon një konvoj të luftëtarëve pro-regjimit sirian

Azia

IS sulmon një konvoj të luftëtarëve pro-regjimit sirian

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:45
Lufta në Siri. Fotografi nga arkivi.

Grupi militant i ashtuquajtur Shteti Islamik (IS) i ka zënë pritën një konvoji të luftëtarëve pro-regjimit sirian, duke vrarë të paktën 26 persona, tha organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani të Madhe.

“Përleshjet e armatosura çuan në shumë viktima”, tha organizata duke i cilësuar këto luftime si më të ashprat që nga fillimi i vitit, raporton AFP.

IS pushtoi pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut dhe shpalli një "kalifat" ndërkufitar më 2014. Grupi u mposht në Siri në mars të vitit të vitit 2019, por qelizat e tij vazhdojnë të kryejnë sulme.

Lufta në Siri që filloi më 2011 ka marrë më shumë se 400.000 jetë, ka zhvendosur mbi 6 milionë banorë brenda vendit, si dhe ka detyruar të paktën 5.5 milionë të tjerë të jetojnë si refugjatë, sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat