OBSH-ja në Wuhan zbulon shenja të mundshme të shpërthimit të virusit

Azia

OBSH-ja në Wuhan zbulon shenja të mundshme të shpërthimit të virusit

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Grupi i Organizatës Botërore të Shëndetit , i cili po heton origjinën e koronavirusit në Kinë, ka zbuluar shenja që shpërthimi ishte më i gjerë sesa mendohej, raporton CNN.

Ata kanë kërkuar urgjentisht qasje në mijëra mostra gjaku nga qyteti që deri më tani Kina nuk i ka lejuar t’i studiojnë.

Hetuesi kryesor për misionin e OBSH-së, Peter Ben Embarek tha për CNN se misioni kishte gjetur disa shenja të përhapjes më të gjerë në vitin 2019.

Ekipi gjithashtu foli me pacientin e parë zyrtar që kinezët thanë se ishte infektuar, një punonjës zyre në të 40-at, pa histori udhëtimi, raportuar i infektuar më 8 dhjetor 2019.

Embarek tha për CNN:” Virusi po qarkullonte gjerësisht në Wuhan në dhjetor, gjë që është një zbulim i ri.“

Specialisti i OBSH-së për sigurinë e ushqimit shtoi se ekipi ishte prezantuar nga shkencëtarët kinezë me 174 raste të koronavirusit në dhjetor 2019. Nga këto 100 ishin konfirmuar nga testet laboratorike dhe 74 nga simptomat e pacientit.

Embarek tha se ka mundësi që ky numër të jetë më i madh, që do të thotë se sëmundja mund të kishte goditur rreth 1000 njerëz në dhjetor.

“Ne nuk kemi bërë ndonjë modelim të kësaj që nga ajo kohë, ” tha ai.

Embarek tha se misioni i përbërë nga 17 shkencëtarë të OBSH dhe 17 kinezë kishte zgjeruar llojin e materialit gjenetik që ata ekzaminuan nga rastet e hershme të koronavirusit në dhjetorin e parë. Kjo i lejoi ata të shikonin mostrat e pjesshme gjenetike dhe si rezultat ata mblodhën për herë të parë 13 sekuenca të ndryshme gjenetike të virusit.

Sekuencat, nëse ekzaminohen me të dhëna më të gjera të pacientëve në Kinë përgjatë vitit 2019, mund të sigurojnë të dhëna të vlefshme për gjeografinë dhe kohën e shpërthimit të tij para dhjetorit.

Embarek tha:” Disa prej tyre janë nga tregjet, disa prej tyre nuk janë të lidhur me tregjet.”

Tregu i prodhimeve të detit në Wuhan mendohet se ka luajtur një rol në përhapjen e parë të virusit.

“Kjo është diçka që e gjetëm si pjesë të misionit tonë, pjesë e ndërveprimit që kishim të gjithë se bashku.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat