Mashtrimi i madh i kinezëve, fituan rreth tre milionë dollarë duke shitur ujë e kripë si vaksina kundër COVID-19

Azia

Mashtrimi i madh i kinezëve, fituan rreth tre milionë dollarë duke shitur ujë e kripë si vaksina kundër COVID-19

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 23:20
Foto ilustruese

Kina ka arrestuar drejtuesin e një bande që fitoi gati tre milionë dollarë duke shitur vaksina të rreme kundër coronavirusit, raportojnë mediat kineze. Në të vërtetë dozat ishin të mbushura me ujë.

Zyra e prokurorit të lartë të Kinës tha se Kong Mou dhe bashkëpunëtorët kanë mbushur 58 miijë shiringa me kripë dhe ujë gjersa i shisnin nëpër Kinë, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua.

Kong, i cili u arrestua më 25 dhjetor të 2020, mburrej para klientëve se kishte marrë paketimin e prodhuesit të vaksinës falë “kanaleve të brendshme”, raportoi businessinsider.

Mashtrimi i Kongos u njoftua për herë të parë më 2 shkurt, kur rreth 80 persona u arrestuan në lidhje me mashtrimet me vaksinat, njoftoi Ministria Kineze e Sigurisë Publike.

Të hënën, Prokuroria e Lartë Kineze deklaroi se do të thellojë masat kundër prodhimit të vaksinave të rreme, duke shtuar se kishte më shumë se 21 raste të mashtrimit të vaksinave në shkallë të gjerë në Kinë. Këtë muaj, Kina miratoi dy vaksina të veta për përdorim të brendshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat