Të dhënat e Izraelit: Vaksina Pfizer është rreth 95% efektive kundër Covid-19

Azia

Të dhënat e Izraelit: Vaksina Pfizer është rreth 95% efektive kundër Covid-19

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 00:01
Ilustrim

Të dhënat nga më shumë se 600,000 izraelitë të vaksinuar tregojnë se vaksina Pfizer është 95% efektive. Vetëm 21 njerëz të vaksinuar kanë përfunduar në spital me Covid-19, sipas një njoftimi për shtyp nga Maccabi Healthcare Services, ofruesi i dytë më i madh i kujdesit shëndetësor në Izrael.

Zbulimet në fjalë, megjithëse paraprake, sugjerojnë që vaksina mbetet jashtëzakonisht e efektshme në botën reale dhe jo vetëm në provat klinike të kryera vitin e kaluar nga Pfizer dhe BioNTech, raporton CNN

Maccabi shikoi të dhënat nga rreth 602,000 anëtarë të saj të cilët ishin të paktën një javë pas dozës së tyre të dytë të vaksinës. Midis tyre, 7 u shtruan në spital me simptoma të rënda, 3 me simptoma të moderuara dhe 11 me simptoma të lehta.

Të gjithë personat e shtruar në spital ishin mbi moshën 50 vjeç dhe gjysma e tyre kishin një gjendje shëndetësore kronike, të tilla si mbipesha morbide, sipas Ido Hadari, një zëdhënës i Maccabi.

Midis 602,000 anëtarëve të vaksinuar, testet treguan se 608 u infektuan me Covid-19. Maccabi nuk i testoi anëtarët në mënyrë rutinore, por nga 608, 35% zgjodhën të testoheshin sepse kishin simptoma të Covid-19 dhe 65% zgjodhën të testoheshin sepse ishin ekspozuar ndaj dikujt me virus.

Maccabi e krahasoi atë normë infeksioni me një grup prej 528,000 anëtarësh që nuk kishin marrë ende vaksinën. Në këtë grup kontrolli, 20,621 njerëz, ose gati 4%, u identifikuan se kishin Covid-19.

Gjetjet e Maccabi janë të ngjashme me të dhënat e lëshuara në fillim të kësaj jave nga ofruesi më i madh i kujdesit shëndetësor në Izrael, i cili zbuloi se vaksina ishte 94% efektive. Testet klinike të  Pfizer treguan të njëjtën efikasitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat