Habit e reja! Mbetet shtatzënë pasi fryu erë, sjell në jetë një orë më vonë foshnjen

Azia

Habit e reja! Mbetet shtatzënë pasi fryu erë, sjell në jetë një orë më vonë foshnjen

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 17:54
25 vjeçarja

Policia e Indonezisë ka nisur hetimet për një rast të çuditshëm, ku një grua ka deklaruar se ka mbetur shtatzënë pasi ka fryrë era.

Por çudia nuk mbaron me kaq! 25 vjeçarja nga Siti Zainah ka thënë se ka lindur një orë pasi ka marrë vesh që ishte në pritje të një fëmije.

Sipas mediave vendase, ajo ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme. E reja deklaroi se ajo po qëndronte në dhomën e ndenjës kur një fllad ere fryu nëpër shtëpi. Vetëm 15 minuta më pas ajo ka nisur të ndjejë dhimbje në stomak.

Barku i saj ka nisur të rritet me shpejtësi, teksa më pas është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ka lindur.

“Nëna dhe foshnja janë në një gjendje të shëndetshme dhe procesi i lindjes ishte normal. Gjinia e foshnjës është femër dhe ajo peshon 2.9 kilogramë,” tha Eman Sulaeman, drejtor i spitalit.

Pas lindjes, policët vizituan shtëpinë e 25 vjeçares për të filluar hetimet e tyre dhe për t’i dhënë fund të gjitha thashethemeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat