Stafi shëndetësor në Maroko proteston në kohë të pandemisë

Azia

Stafi shëndetësor në Maroko proteston në kohë të pandemisë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 21:51
Maroko

Stafi shëndetësor në Maroko është duke protestuar gjatë javëve të fundit, përderisa vendi ballafaqohet me një shpërthim të shpejtë të koronavirusit nën kushtet e këqija të punës në spitale dhe klinika.

Mjekët janë duke thënë se kanë mungesë të stafit dhe se ajo vërehet më së shumti në zonat rurale,

Ministria e Shëndetësisë së Marokut është përpjekur t’i rrisë kapacitetet duke ndërtuar spitale me tenda, të cilët janë furnizuar me shtretër dhe oksigjen.

Anas Qarim, një infermiere që punon në një spital ku trajtohen pacientët e prekur me COVID-19 në Meknes, ka thënë për Reuters se atje punonin vetëm tre infermiere dhe dy mjekë, ku i trajtonin 120 pacientë.

Këtë të premte në Maroko u shfaqën 2,430 raste me koronavirus, nga korriku i vitit 2020 atje vazhdimisht çdo ditë janë shfaqur mbi një mijë të prekur nga ky virus brenda 24 orëve, shkruan BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat