Dy të vdekur në protestat në Birmani, policia i shpërndan protestuesit me armë

Azia

Dy të vdekur në protestat në Birmani, policia i shpërndan protestuesit me armë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:37
Birmani

Të paktën dy persona kanë vdekur gjatë protestave të reja të popullit kundër grusht-shtetit në Birmani. Policia ka përdorur municione për të shpërndarë protestuesit në Mandalay, kanë bërë të ditur mediat lokale, raporton BBC.

Qindra persona ishin mbledhur për një tubim në një kantier detar në qytetin e dytë më të madh të Birmanisë. Disa u plagosën nga zjarri i gjallë dhe plumbat e gomës, thuhet në njoftimet e mediave.

Birmania ka parë protesta të njëpasnjëshme që nga fillimi i këtij muaji si pasojë e grusht-shtetit të ushtrisë për të përmbysur qeverinë e Aung San Suu Kyi.

Protestuesit po kërkojnë që ajo të lirohet bashkë me disa anëtarë të tjerë të partisë së saj që u arrestuan gjatë grusht-shtetit të ushtrisë e cila pretendon se zgjedhjet në të cilat ajo doli fituese ishin të manipuluara.

Ndërkohë, gjatë të premtes është raportuar për viktimën e parë nga protestat në Birmani.

Një vajzë e moshës 20 vjeçare ka vdekur si pasojë e një plumbi që kishte marrë në kokë gjatë protestave. Para se të vdiste ajo kishte luftuar me jetën disa ditë në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat