Të paktën pesë persona vdesin nga disa shpërthime në Kabul

Azia

Të paktën pesë persona vdesin nga disa shpërthime në Kabul

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:57
Pamje nga shpërthimet në Kabul. Fotografi nga arkivi.

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me bomba në Kabul.

Zëdhënësi i policisë në Kabul Ferdaws Faramarz, ka thënë se dy shpërthimet e shkaktuara nga bombat e ngjitura nëpër makina, kanë ndodhur me 15 minuta dallim.

Një makinë e shënjestruar policore ka shpërthyer dy orë më vonë, duke lënë të vdekur dy ushtarë afganë, të cilët kanë udhëtuar me atë makinë si civilë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet dhe hetimet janë duke vazhduar.

Kabuli është përballur me një varg sulmesh në javët e fundit, të cilat kanë ndodhur si pasojë e bombave të vogla që janë ngjitur nën makina.

Në mesin e të shënjestruarve janë zyrtarë të forcave të sigurisë, gjyqtarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë.

Dhuna në disa pjesë të këtij shteti është rritur ndërkohë që bisedimet për paqe në mes të Qeverisë afgane dhe talibanëve janë bllokuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat