Të paktën katër të vdekur në protestat e Mianmar kundër grusht shtetit ushtarak

Azia

Të paktën katër të vdekur në protestat e Mianmar kundër grusht shtetit ushtarak

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Policia e Mianmar qëlloi për vdekje të paktën katër protestues të dielën dhe plagosi disa të tjerë, dita më vdekjeprurëse që kur ushtria vendase mori pushtetin më 1 shkurt.

Sipas medieve të huaja, derisa demonstratat kundër grusht shtetit ushtarak, që rrëzoi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të udhëheqëses, Aung San Suu Kyi, hynë në javën e tyre të katërt, forcat e sigurisë filluan një shtypje të dhunshme të protestuesve në qytetet e gjithë vendit.

Në qytetin më të madh, Yangon, një protestues u qëllua për vdekje kur policia hapi zjarr ndaj demonstruesve, raporton Reuters, duke cituar një mjek të spitalit. Mjeku, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha që protestuesi u soll në spital me një plagë plumbi në gjoks.

Ndërkohë në jug të vendit, tre njerëz u vranë dhe disa u plagosën kur policia hapi zjarr ndaj protestuesve në qytetin e Dawei.

Politikani vendas Kyaw Min Htike, konfirmoi se policia kishte qëlluar protestuesit në këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat