Kinezi i cili me precizitet të paparë, godet me llastik pikën e ujit që rrjedh nga shishja

Azia

Kinezi i cili me precizitet të paparë, godet me llastik pikën e ujit që rrjedh nga shishja

Më: 3 mars 2021 Në ora: 00:55
Burri nga Kina

Një burrë nga Kina është bërë hit në internet për shkak të një veçorie që ai e ka – precizitetin.

Video të ndryshme të publikuara në rrjete sociale, shfaq kinezin i cili me një copë llastiku dhe guri godet me precizitet të paparë gjëra shumë të imta – siç është pika e ujit.

Madje ai këtë e arrin pa ndonjë problem edhe kur pikat e ujit rrjedhin nga një shishe – e sikur kjo të mos mjaftonte, kinezi hedh në ajër arrat që i godet me guri dhe i thyen.

Kjo nuk është hera e parë që ky burrë nga Kina godet gjëra të ndryshme me llastik. Kohë më parë ai arrinte të godiste insekte të ndryshme nga një distancë prej 6 metrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat