Evakuohet Taj Mahal, për shkak të telefonatës kërcënuese për vënie të bombës – atraksioni turistik për pak momente u mbyll

Azia

Evakuohet Taj Mahal, për shkak të telefonatës kërcënuese për vënie të bombës – atraksioni turistik për pak momente u mbyll

Më: 4 mars 2021 Në ora: 09:21
Foto

Atraksioni i njohur turistik në Indi, Taj Mahal, për pak minuta është evakuar pas një telefonate kërcënuese se mund të jetë vendosur një bombë.

Por pas intervenimit të njësive speciale dhe atyre për deminim që u futën brenda, u konstatua se nuk ka kurrfarë mjeti shpërthyes.

Të gjithë turistët që gjendeshin në Taj Mahal me kohë janë evakuar duke u dërguar në një zonë më të sigurtë – por nuk kaluan shumë minuta dhe gjithçka iu kthye normalitetit.

U konstatua se bëhet fjalë për një alarm të rrejshëm, e telefonata besohet se ishte bërë nga qytetit Firozabada. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat