​Kina me anije luftarake që zbulon aeroplanët e padukshëm

Azia

​Kina me anije luftarake që zbulon aeroplanët e padukshëm

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Gjatë stërvitjeve të fundit në Detin e Verdhë, marina kineze tregoi një anije luftarake të brezit të ri të pajisur, ndër të tjera, me radarë që mund të zbulojë aeroplanë të fshehtë.

Bëhet fjalë për një shkatërrues të avancuar të tipit 052D, i cili mori pjesë në stërvitjet në Detin e Verdhë së bashku me shtatë anije të tjera luftarake, njoftoi Radio Kombëtare Kineze.

Deri më tani, tri anije të tilla luftarake janë ndërtuar me një helikopter të zgjatur dhe një radar të ri me një distancë prej një metër, i cili sipas mediave kineze, ka aftësi të zbulojë aeroplanët e padukshëm "Stealth".

Anija është e pajisur me 64 raketahedhës që mund të përdorin raketa të ndryshme antianije, antiajrore dhe antinëndetëse.

Një raport i Global Times thotë se teknologjia e radarëve me rreze të gjatë nuk është e re, por që përveç radarit, shkatërruesi kinez ka sisteme të tjerë elektronikë, siç është sistemi i radarëve AESA dhe të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat