Letra nga lufta mes Koreve.. .Mbërrijnë në destinacion 70 vite me vonesë

Azia

Letra nga lufta mes Koreve.. .Mbërrijnë në destinacion 70 vite me vonesë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 14:58
Foto

Mbi 100 letra të shkruara gjatë luftës së Koreve, më në fund kanë mbërritur në familjen e dërguesit, edhe pse 70 vite me vonesë.

Rodney Shupe, ka kërkuar për të afërmit e veteranit të luftës së Koreve, Vincent Koening, për javë të tëra pasi i zbuloi letrat, që ai i kishte siguruar në një ankand, para se të kërkonte ndihmë tek një televizion lokal. Shumë shpejt, ai mundi të takohej me familjen dhe tu dorëzonte atyre korrespondencën, që do të ndahet dhe qarkullojë mes gjithë kushërinjve, pasi të lexohen.

“Ne nuk mundeshim ta besonim sepse Vinceti nuk jeton prej shumë e shumë vitesh. Kush mund ta imagjinonte se do të kishte letra të tij që qarkullonin ende. Është e mahnitshme”.

Rodney Shupe, një koleksionues objektesh lufte, mundi të gjente kështu familjen e Koenung, letrat e të cilit nga fronti i luftës në kore, kishin përfunduar në një ankand dhe që ai i kishte blerë për vetëm 3 dollarë.

Në fund të shkurtit ai kishte vendosur të përpiqej të gjente familjarët e Vincent Koening, që ia kishte shkruar letrat prindërve të tij. Vetë Koeing ishte ndarë nga jeta në 2004 dhe familja e tij, tani është më shumë se e kënaqur të ketë në duar letrat e tij. Kjo – thonë ata – është një copë historie e familjes që mund të kishte humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat