Piloti dhe stjuardesa kineze rrahen në aeroplan, gjithçka filloi para derës së tualetit

Azia

Piloti dhe stjuardesa kineze rrahen në aeroplan, gjithçka filloi para derës së tualetit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:16
Foto

Organi rregullativ kinez për trafik ajror është duke hetuar rastin e rrahjes së pilotit të aeroplanit me stjuardesën kryesore, rrahje kjo që ka ndodhur gjatë fluturimit brenda Kinës.

Ata kanë bërë të ditur se e kanë pranuar me shqetësim të madh raportimin e incidentit, duke pranuar se janë duke mbledhur të dhëna shtesë për të përcaktuar shkakun që kishte nxitur këtë rrahje.

“Çdo incident që rrezikon sigurinë do të trajtohet sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në kumtesën e lëshuar.

Në anën tjetër, mediat kineze raportojnë se rrahja ka ndodhur brenda fluturakes së aviokompanisë Donghai Airlines, gjatë 20 shkurtit.

Piloti ishte nervozuar kur kishte dalë nga tualeti duke akuzuar stjuardesën se nuk po i kryente detyrat e saj. Aty edhe shpërtheu dhuna, stjuardesa ka mbetur me njërën dorë të thyer dhe dy dhëmbët e parë.

Në ato momente aeroplani ishte rreth 50 minuta larg destinacionit të paraparë të aterojë. E aviokompania kineze ka kërkuar falje duke thënë se po heton rastin dhe masat protokollare të sigurisë.

Gjithashtu është bërë e ditur se personat e përfshirë në rrahje janë suspenduar, duke mos dhënë detaje tjera për ngjarjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat