7 të vdekur e mbi 50 të lënduar nga një shpërthim me bombë në Afganistan

Azia

7 të vdekur e mbi 50 të lënduar nga një shpërthim me bombë në Afganistan

Më: 12 mars 2021 Në ora: 23:18
Afganistan

Një bombë që ka shpërthyer në një makinë pranë stacionit policor në Afganistan ka lënë të vdekur të paktën 7 persona e më shumë se 50 të lënduar.

Guvernatori i provincës së Herat Sayed Abdul Wahid Qatali deklaroi se në mesin e të vdekurve ka gra dhe fëmijë. Sipas tij, në mesin e të lënduarve ka civil dhe forca të sigurisë.

Një numër i shtëpive dhe dyqaneve afër vendit ku ka ndodhur shpërthimi janë shkatërruar, raportojnë mediat e huaja.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mirëpo autoritetet lokale kanë fajësuar talebanët për sulmin.

Negociatat për paqe ndërmjet qeverisë së Afganistanit dhe kryengritësve taliban në kryeqytetin e Katarit, Doha kanë dështuar të vazhdojnë derisa thirrjet ndërkombëtare për reduktim të dhunës nuk janë ndalur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat