Pesë raketa bien në bazën me trupa amerikane në Irak

Azia

Pesë raketa bien në bazën me trupa amerikane në Irak

Më: 16 mars 2021 Në ora: 13:52
Pesë raketa bien në bazën me trupa amerikane në Irak

Së paku pesë raketa goditën një bazë ajrore me ushtarë amerikanë në veri të Bagdadit të hënën, njoftoi ushtria irakiane.

Nga ky sulm, që ndodhi mbrëmjen e së hënës, nuk pati persona të lënduar apo dëme materiale. Ky ishte sulmi më i ri në një varg sulmesh në bazat amerikane në Irak, për të cilat Uashingtoni i ka fajësuar grupet e lidhura me Iranin.

Ushtria irakiane tha se dy raketa tjera ranë jashtë bazës Al-Balad dhe dëmtuan një shtëpi private, por nuk u raportua për të lënduar, shkruan Daily Mail.

Agjencia AFP, duke cituar një burim të sigurisë, raportoi se raketat që e goditën këtë bazë u hodhën nga një fshat në provincën Diyala, që ndodhet në lindje të bazës. Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Kohëve të fundit, bazat e forcave amerikane kanë qenë cak i disa sulmeve të ngjashme. Më 3 mars, një kontraktor i forcave të ShBA-së vdiq pasi pësoi sulm në zemër gjatë një sulmi të ngjashëm në një bazë tjetr ajrore.

Pak javë më parë, forcat amerikane bombarduan një depo kufitare afër kufirit me Sirinë, për të cilën Pentagoni tha se përdorej nga grupet e armatosura që kanë qenë të lidhura me sulmet me raketa. Në sulmin amerikan u vranë 22 persona. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se sulmi i 25 shkurtit është paralajmërim për Iranin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat