Kina mendoi se ishte një ide atraktive, por në fakt morri shumë kritika – Brenda hotelit me arinjë polarë

Azia

Kina mendoi se ishte një ide atraktive, por në fakt morri shumë kritika – Brenda hotelit me arinjë polarë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:22
Hotel kinez

Hoteli u ndërtua duke pasur në qendër një ambient artificial në të cilin arinjtë polarë qëndronin.

Një hotel kinez, që ka në qendër një ambient në të cilin qëndrojnë arinj polarë, me qëllim që t’i ofrojë një pamje të përhershme, të kënaqshme, klientëve, është pritur që në hapje me një mori polemikash.

“Fatkeqësisht, ky ambient artificial është ekstremisht i dëmshëm për këta arinj polarë, për shëndetin dhe mirëqenien e tyre, sepse është krejtësisht e kundërta e asaj që ata kanë në natyrë. Dhe është kaq e trishtueshme që ky hotel mendon se mbajtja në këto kushte e arinjve do tu japë më shumë fitime. Në të vërtetë, gjithnjë e më shumë njerëz po e kuptojnë se kafshët nuk janë pronë e askujt dhe nuk duhet të përdoren për argëtim”, thotë Nirali Shah, aktiviste e grupit Peta, në Azi.

Image

Hoteli u ndërtua duke pasur në qendër një ambient artificial në të cilin arinjtë polarë qëndronin.

Dritaret e dhomave të hotelit në kinën veri lindore, shohin të gjitha nga arinjtë dhe vizitorëve u thuhej se kafshët ishin fqinjët e tyre 24 orë në ditë.

Një video, tregon arinjtë, që janë edhe specie nën kërcënim, që fotografohen nga turma njerëzish në një ndriçim të dëmshëm, në një hapësirë të mbushur me shkëmbinj të rremë dhe copëza akulli, si edhe me dyshemenë e lyer me të bardhë.

Image

E gjithë kjo, për organizatat e mbrojtjes së kafshëve, është e patolerueshme dhe ato i kanë bërë apel klientëve të mundshëm të qëndrojnë larg sipërmarrjeve që fitojnë në kurriz të kafshëve.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat