Tërmeti prej 7.2 magnitudë goditi sot Japoninë, publikohen pamjet e para që tregojnë se si gjithçka shkundej

Azia

Tërmeti prej 7.2 magnitudë goditi sot Japoninë, publikohen pamjet e para që tregojnë se si gjithçka shkundej

Më: 20 mars 2021 Në ora: 16:50
Japonia gotidtet nga tërmeti

Autoritetet japoneze kanë paralajmëruar qytetarët për një cunami të mundshëm, pasi që ky vend sot është goditur nga një tërmet i fuqishëm prej 7.2 magnitudë.

Megjithatë autoritetet disa orë më vonë kanë bërë të ditur se nuk ka ndonjë arsye për brengë, lidhur me ndonjë cunami të mundshëm që mund të shkaktohet si pasojë e tërmetit.

E në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e para, ku shihet se sa i fuqishëm ishte tërmeti në momentin kur shkundi tërë Japoninë.

Dallgët prej një metri të larta kanë goditur shtëpitë përreth plazheve, kurse deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëmet materiale.

Dridhjet janë ndjerë deri në Tokio. E banorët bëjnë të ditur se dridhjet janë ndjerë gjatë e në Miajig, ku edhe ndodhi tërmeti, banorët kanë mbetur pa energji elektrike.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat