Këto janë dy vendet që vendosin të pezullojnë vaksinën Pfizer, zbulohet arsyeja

Azia

Këto janë dy vendet që vendosin të pezullojnë vaksinën Pfizer, zbulohet arsyeja

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:42
Ilustrim

Hong Kong dhe Macau kanë pezulluar përdorimin e vaksinës kundër COVID të kompanisë Pfizer/ BioNTech, pasi morën informacione se kishte një problem në paketimin e tyre, në një prej serive që kishin ardhur.

“Për hir të masës paraprake, vaksinimi aktual duhet të pezullohet gjatë periudhës së hetimit”, tha qeveria e Hong Kongut në një deklaratë.

Kjo vjen një ditë pasi autoritetet shëndetësore ndaluan një klinikë lokale të furnizonte vaksina pasi një nga mjekët e saj tha publikisht se ai do të zgjidhte vaksinën e Pfizer para asaj Sinovac.

Të dy qytetet kineze thanë se vendimi i tyre erdhi pasi u kontaktuan për çështjen e paketimit nga Fosun, kompania farmaceutike kineze që po shpërndan vaksinën Pfizer/ BioNTech në Kinë. Autoritetet thanë se dozat me numrin e serisë 210102 u gjetën se kishin paketim të dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat