Mbi 90 të vrarë nga protestat kundër juntës ushtarake në Mianmar, BE dhe SHBA dënojnë dhunën

Azia

Mbi 90 të vrarë nga protestat kundër juntës ushtarake në Mianmar, BE dhe SHBA dënojnë dhunën

Më: 27 mars 2021 Në ora: 20:21
Mianmar

Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara dënuan të shtunën shtypjen me dhunë nga junta ushtarake e Mianmarit të protestave masive. Ata e cilësuan “të papërligjshme” dhunën e shfaqur sot pas raportimeve se nga autoritetet u vranë mbi 90 persona.

Një studiues i pavarur në Yangon, i cili përpiloi shifrat e vdekjeve në kohë reale, tha se të shtunën kanë humbur jetën 93 persona në të gjithë Mianmarin, shifër që përbën numrin më të lartë ditor që nga grusht shtetit më 1 shkurt.

Deri të premten, numri i të vdekurve që nga grushti i shtetit nga junta ushtarake shënonte 328. Kjo shifër u dha nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë, një grup që dokumenton vdekjet dhe arrestimet. Megjithatë, kjo shoqatë ka paralajmëruar që numri aktual i viktimave me gjasë është shumë më i lartë.

Kombet e Bashkuara thanë se kanë marrë raporte për persona të vrarë, përfshirë fëmijë, si dhe për qindra njerëz të plagosur. Duke e dënuar dhunën si “tronditëse”, Kombet e Bashkuara komentuan mbi paligjshmërinë e grushtit të shtetit dhe fajësinë e udhëheqësve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat