Pas anijes në Kanalin e Suezit, kamioni i Evergreen shkaktoi një bllokim trafiku në Kinë – fotografia bëhet virale

Azia

Pas anijes në Kanalin e Suezit, kamioni i Evergreen shkaktoi një bllokim trafiku në Kinë – fotografia bëhet virale

Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:13
Foto

Pas lajmeve për anijen Ever Given, e cila ka mbetur e bllokuar në Kanalin e Suezit, një foto e një kamioni që barte kontejnerin e Evergreen, duke shkaktuar bllokim trafiku në Kinë, është bërë virale në mediet sociale.

Sipas medieve të huaja, fotografia tregon kamionin pas një aksidenti që ndodhi gjatë ditës së djeshme në autostradën Changchun-Shenzen në Nanjing.

Përplasja shkaktoi bllokim trafiku në atë që tashmë ishte kohë e zënë në rrugë.

Pavarësisht se barte një kontejner të kompanisë Evergreen – e njëjta kompani përgjegjëse për anijen Ever Given – kamioni nuk kishte asnjë lidhje me incidentin tjetër në Kanalin e Suezit.

Ever Given, një anije kontejnerësh e gjatë pothuajse sa ndërtesa e Emire State Building, u bllokua në kanalin egjiptian të martën pasi u kap nga erërat prej 70 kilometrave në orë dhe një stuhi rëre që shkaktoi pamje të turbullt dhe lundrim të dobët.

Bllokimi i këtij kanali, ka ndaluar kalimin e shumë anijeve me mallra që kapin vlerën e 9.5 miliardë dollarëve në ditë – përfshirë këtu ushqim e naftë – duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në ekonominë botërore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat