Kina nuk ndalet! Vendos sanksione ndaj shtetasve amerikanë e kanadezë

Azia

Kina nuk ndalet! Vendos sanksione ndaj shtetasve amerikanë e kanadezë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 16:10
Foto

Pekini ka njoftuar se ka vendosur sanksione ndaj dy amerikanëve, një kanadezi dhe një grupi për të drejtat e njeriut, për shkak të kritikave që ata i bën Kinës lidhur me trajtimin e ujgurëve në rajonin Xinjiang.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se këto masa të Kinës do të përqendrojnë më shumë vëmendjen në “gjenocidin” dhe shkeljet e të drejtave të ujgurëve etnikë dhe të grupeve të tjera myslimane në Xinjiang.

“Përpjekjet e Pekinit për të frikësuar dhe heshtur ata që ngrenë zërin për të drejtat e njeriut dhe liritë thelbësore vetëm kontribuojnë në presionin ndërkombëtar mbi gjenocidin që po vazhdon dhe krimeve kundër njerëzimit në Xinjiang”, tha Blinken. Ky vendim i Kinës vjen pasi Bashkimi Evropian, Britania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, javën e kaluar sanksionuan disa anëtarë të udhëheqjes politike dhe ekonomike të Xinjiangut, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në këtë rajon.

Ditëve të fundit, Kina është kundërpërgjigjur duke njoftuar sanksione ndaj zyrtarëve publikë dhe qytetarëve të BE-së, Britanisë, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë qenë kritikë ndaj politikave të Pekinit. Ministria e Jashtme e Kinës ka akuzuar SHBA-në dhe Kanadanë për vendosjen e sanksioneve “bazuar në thashetheme dhe dezinformata”.

Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut thonë se të paktën një milion ujgur dhe grupe të tjera myslimane gjenden në kampe në Xinjiang. Këto grupe po ashtu kanë akuzuar autoritetet kineze se po detyrojnë gratë të sterilizohen dhe po detyrojnë këtë popullsi që të bëjnë punë të detyrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat