India shënon mbi 100,000 raste me koronavirus në një ditë

Azia

India shënon mbi 100,000 raste me koronavirus në një ditë

Më: 5 prill 2021 Në ora: 08:37
Pamje nga Mumbai i Indisë

India regjistroi të hënën rekord të rasteve ditore me koronavirus: 103,588.

Është vendi i parë, pas Shteteve të Bashkuara, që shënon mbi 100,000 raste të reja në një ditë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri total i të infektuarve në Indi ka arritur tani në 12.6 milionë.

Më shumë kanë vetëm SHBA-ja dhe Brazili.

India, megjithatë, vazhdon të ketë një nga nivelet më të ulëta të vdekshmërisë në botë.

Të hënën u raportuan 478 viktima nga koronavirusi, të cilat e çojnë në 165,101 numrin total të tyre.

Shteti më i goditur në Indi është Maharashatra, i cili nga sot do të mbyllë qendrat tregtare, kinematë, restorantet dhe baret, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Autoritetet po ashtu do të vendosin izolim të plotë gjatë fundjavave, pasi druajnë për mungesën e kapaciteteve spitalore.

Rënia e rasteve në Indi ka nisur në mes të shtatorit, por ato kanë nisur të rriten sërish në fund të shkurtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat