Protestuesit në Mianmar lyhen me ngjyrë të kuqe, kundërshtojnë pushtetin e ushtrisë

Azia

Protestuesit në Mianmar lyhen me ngjyrë të kuqe, kundërshtojnë pushtetin e ushtrisë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 09:47
Foto

Kundërshtarët e sundimit ushtarak në Mianmar janë lyer me ngjyrë të kuqe, këtë të mërkurë, në fazën e fundit të fushatës së tyre për ta rivendosur sërish demokracinë në vend.

Aktivistët kanë deklaruar se për ta simbolizuar gjakun, si shenjë proteste janë lyer me ngjyrë të kuqe.

Ata protestuan para zyrave të Qeverisë që tani është në duart e ushtrisë, të veshura patën bluza që përmbanin fotografi me figurën e ish-ministres së punëve të Jashtme dhe fituesen e çmimit Nobel, Aung San Suu Kyi.

Protestat kundër grushtetit në Mianmar janë duke vazhduar për disa javë rresht, duke kërkuar që pushtetin të mos e ketë ushtria, por t’iu jepet politikanëve, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat