Lirohen nga burgu mijëra të burgosur në Mianmar

Azia

Lirohen nga burgu mijëra të burgosur në Mianmar

Më: 18 prill 2021 Në ora: 08:58
Mianmar

Junta e Myanmar ka njoftuar se ka falur dhe liruar më shumë se 23 mijë të burgosur për të shënuar festën e Vitit të Ri, Thingyan.

Kjo u bë e ditur nga transmetuesi shtetëror MRTV, i cili shtoi se Gjenerali i Lartë, Min Aung Hlaing, kishte falur një total prej 23 mijë e 047 të burgosurish, përfshirë 137 të huaj që do të dëbohen nga vendi në ditët në vijim, shkruan Euronews. 

Të burgosurve të tjerë u është ulur dënimi. Por, nuk është ende e qartë nëse vendimi zbatohej për ndonjë nga aktivistët pro-demokracisë të arrestuar pas marrjes së pushtetit nga ushtria në shkurt.

Masa vjen mes protestave të vazhdueshme të përditshme kundër rrëzimit nga qeveria të qeverisë së zgjedhur të Aung San Suu Kyi dhe përdorimit të forcës vdekjeprurëse nga shteti për të shuar demonstruesit.

Sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë, e cila monitoron viktimat dhe arrestimet, forcat qeveritare kanë vrarë të paktën 728 protestues dhe kalimtarë që nga marrja e pushtetit. Grupi thotë gjithashtu se rreth 3 mijë e 141 njerëz, përfshirë vetë Suu Kyi, janë aktualisht në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat