Pfzier pranon të dërgojë vaksina në Japoni

Azia

Pfzier pranon të dërgojë vaksina në Japoni

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Drejtori ekzekutiv i kompanisë së vaksinave “Pfizer” ka rënë dakord që të dërgojë doza në Japoni, me kërkesë të kryeministrit, Yoshihide Suga, ka bërë të ditur ministri për vaksinat në Tokio, të dielën.

“Ata kanë rënë dakord mbi gjërat thelbësore të çështjes”, ka thënë Taro Kono, gjatë një interviste për televizionin Fuji, duke shtuar se detaje të tjera do të diskutohen në të ardhmen.

Kono nuk specifikoi numrin e dozave shtesë të kërkuara nga Pfizer, por tha se Japonia do të siguronte furnizim të mjaftueshëm deri në fund të shtatorit për të vaksinuar të gjithë njerëzit mbi 16 vjeç. Vaksina Pfizer / BioNTech është e vetmja e aprovuar në Japoni.

Suga e bëri kërkesën gjatë një telefonate me Bourla, të shtunën, ditën e fundit të një vizite tre ditore në Washington.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat