Partia radikale islamike liron 11 pengje të policisë pakistaneze

Azia

Partia radikale islamike liron 11 pengje të policisë pakistaneze

Më: 19 prill 2021 Në ora: 10:24
Lahore

Një grup politik i paligjshëm islamist pakistanez liroi 11 policë pothuajse një ditë pasi i mori peng në qytetin lindor të Lahore mes përplasjeve të dhunshme me forcat e sigurisë, ka thënë të hënën ministri i Brendshëm i vendit, transmeton AP.

Përkrahësit e partisë radikale islamike Tehreek-e-Labaik sulmuan një stacion policie afër pikës së tyre të tubimit dhe të dielën morën peng policët. Grupi po proteston për arrestimin e udhëheqësit të tyre, Saad Rizvi, dhe po bën presion mbi qeverinë e lryeministrit Imran Khan për të dëbuar menjëherë të dërguarin e Francës për shkak të botimit të karikaturave të diskutueshme.

Fillimisht, policia ka thënë se islamikët protestues mbajtën peng pesë policë.

Por në një video-mesazh, ministri i Brendshëm, Sheik Rashid Ahmad, ka thënë se mbështetësit e Rizvit në fakt kishin marrë 11 policë peng. Ata u liruan pas një rundi të parë të suksesshëm të bisedimeve me qeverinë, e cila lëshoi ​​një foto që tregoi se oficerët ishin torturuar.

Tensionet në Pakistan janë rritur për shkak që udhëheqësit e Francës janë përpjekur të mbrojnë botimin e karikaturave të profetit Muhamed nga një gazetë satirike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat