Izolime të reja para Olimpiadës në Japoni

Azia

Izolime të reja para Olimpiadës në Japoni

Më: 23 prill 2021 Në ora: 22:06
Japoni

Tre muaj para nisjes së Lojërave Olimpike, Tokio dhe qyteti i dytë më i madh i Japonisë, Osaka, janë vënë nën masa emergjente për ta parandaluar përhapjen e madhe të rasteve të infektimit me koronavirus.

Masat që janë marrë gjatë festës kombëtare për “Javën e artë” parashohin kufizimin e udhëtimeve dhe i pamundësojnë tubimet në hapësira publike.

Këto masa pritet që të përfundojnë më 11 maj, vetëm pak ditë para se kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, të ndërmarrë një vizitë në qytetin e Hiroshimës.

Vizita e Bachut është kritikuar nga opozita japoneze, me ç’rast Qeveria është fajësuar se po e prioritizon Olimpiadën para sigurisë publike.

Në kuadër të izolimit të tretë të dy qyteteve më të mëdha, Qeveria ka urdhëruar mbylljen e kafeneve, qendrave tregtare, teatrove dhe muzeve. Edhe restorantet që nuk shërbejnë alkool janë urdhëruar që të mbyllen më herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat