Rekord infektimesh dhe vdekjesh, India vazhdon të jetë e mbërthyer nga vala e dytë e Covid

Azia

Rekord infektimesh dhe vdekjesh, India vazhdon të jetë e mbërthyer nga vala e dytë e Covid

Më: 24 prill 2021 Në ora: 09:32
Ilustrim

Sistemi i kujdesit shëndetësor në Indi po shkon drejt kolapsit pasi vijojnë të shënohen raste rekord nga Covid.

Të premten India ka raportuar 332,730 raste të reja të koronavirusi, duke vendosur një rekord botëror sërish. Për shkak të kësaj situate, në spitale mungojnë shtretërit dhe po ashtu furnizimet me oksigjen.  

Njerëzve u ka mbetur vetëm të luten për të afërmit e tyre të sëmurë.

Gjithashtu edhe numri i vdekjeve është i lartë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,263 viktima, ndërsa krematoriumet po organizojnë pire funerale masive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat