Përshkallëzohen tensionet në Jerusalem

Azia

Përshkallëzohen tensionet në Jerusalem

Më: 24 prill 2021 Në ora: 19:52
Jerusalem

Përleshjet midis palestinezëve nga Jerusalemi lindor dhe policisë izraelite rreth hyrjes së portës së Damaskut në Qytetin e Vjetër janë përshkallëzuar edhe më shumë.

Mbi 100 palestinezë u plagosën. Dhuna shënon një pikë të lartë deri më tani që me fillimin e muajt të shenjtë të Ramazanit. Tensionet kanë nxitur  kritika nga ambasada e SHBA në Jerusalem e cila bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe të respektohet dinjiteti i të gjithëve në Jerusalem.

Militantët palestinezë në Rripin e Gazës qëlluan sërish me dhjetëra raketa në Izrael në shenjë hakmarrje.

Shkëmbimi i zjarrit para agimit theu muaj qetësie në kufirin Izrael-Gaza. Ushtria ka bërë të ditur se nuk po vendoste ndonjë kufizim sigurie për izraelitët që jetonin afër kufirit. Videot në mediat sociale tregojnë se qindra njerëz marshojnë në një nga rrugët kryesore të Jerusalemit duke brohoritur vazhdimisht “Vdekje Arabeve”.

Të rinjtë palestinezë u mblodhën jashtë Qytetit të Vjetër të rrethuar me mur dhe u përleshën me qindra policë izraelitë. Palestinezët qëlluan me gurë drejt policisë duke gjuajtur me topa uji. Të tjerët hodhën gurë në ndërtesën e gjykatës izraelite dhe thyen kamerat e sigurisë. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se më shumë se 105 palestinezë u plagosën, nga të cilët 22 kërkuan trajtim në spital.

Trazirat më vonë u shtrinë në një lagje palestineze ku palestinezët hodhën ndaj oficerëve si dhe shtëpive izraelite.  Në Jerusalem, tensioni izraelito-palestinez ka qenë më i lartë se zakonisht gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit. Në Bregun Perëndimor të okupuar, palestinezët u përleshën me trupat Izraelite rreth pikave të kontrollit ushtarak pranë qyteteve të Bregut Perëndimor.

Izraeli pretendon sovranitetin e të gjithë Jerusalemit, duke përfshirë pjesën lindore të pushtuar në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe e ka shpallur kryeqytet të shtetit hebarik. Palestinezët kërkojnë ta bëjnë Jerusalemin Lindor, duke përfshirë vendet e tij të shenjta myslimane, të krishtera dhe hebraike, kryeqytetin e shtetit të tyre ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat