Izraeli rihap zonën e peshkimit në Gazë

Azia

Izraeli rihap zonën e peshkimit në Gazë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:21
Rripi i Gazës.

Izraeli njoftoi të enjten se ka rihapur zonën e peshkimit pranë Gazës. Mbyllja e saj u bë në fillim të kësaj jave si masë sigurie, pas sumit me raketa në drejtim të territorit izraelit.

"Pas konsultimeve të sigurisë, u vendos sot të rihapet zona e peshkimit", tha përmes një deklarate, organi ushtarak izraelit që është përgjegjës për çështjet civile në territoret e okupuara palestineze (COGAT).

Dhjetëra raketa u shkrepën nga Gaza drejt Izraelit në fundjavë, duke shkaktuar dëme të lehta në komunitetet afër kufirit.

Sulmet besohet se ishin manifestim i mbështetjes nga grupet e armatosura në Gazë për palestinezët në Jerusalem, të cilët ishin përleshur me policinë izraelite pasi kërkonin të drejtën për t'u mbledhur në një shesh të Qytetit të Vjetër.

Izraeli iu përgjigj zjarrit me raketa dhe sulme ajrore në objektivat e Hamasit brenda enklavës së Gazës.

Izraeli, i cili ka vendosur një bllokadë në Gaza për më shumë se një dekadë, kishte lejuar zonën e peshkimit për enklavën bregdetare pas marrëveshjeve të paqes në Oslo në vitet 1990.

Por, me kalimin e viteve Izraeli ka zvogëluar madhësinë në varësi të tensioneve me Hamasin.

Hamasi, grupi militant islamik që udhëheq me Gazën, konsiderohet si një organizatë terroriste nga ana e Izraelit.

Izraeli dhe Egjipti vendosën një bllokadë në Gazë, pasi Hamasi mori pushtetin nga forcat rivale palestineze në vitin 2007. Izraeli thotë se bllokada është e nevojshme për të parandaluar Hamasin të shtojë arsenalin e tij.

Izraeli dhe Hamasi kanë zhvilluar tre luftëra dhe disa beteja më të vogla që nga vendosja e bllokadës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat