Tërmet 6.8 shkallësh në Japoni

Azia

Tërmet 6.8 shkallësh në Japoni

Më: 1 maj 2021 Në ora: 11:34
Foto ilustruese

Tronditet Japonia me tërmet 6.8 shkallësh.

Japonia është goditur nga një tërmet me 6.8 shkallë të Rihterit në bregun verilindor, ka bërë të ditur Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Ai goditi në një thellësi rreth 47 kilometrash afër Ishinomakit, zonë e Miyagi, afër epiqendrës së tërmetit masiv të 2011-s, ku ishte shkaktuar një cunami duke lënë të vdekur mbi 18.000 njerëz.

Shërbimi Gjeologjik bën të ditur se tërmeti nuk la ndonjë rrezik për cunami pas goditjes, derisa bëhet e ditur se krijoi dridhje të fuqishme, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat