18 të vdekur nga zjarri në një spital në Indi

Azia

18 të vdekur nga zjarri në një spital në Indi

Më: 3 maj 2021 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

18 persona kanë vdekur nga një zjarr i cili e ka kapluar një spital për trajtimin e COVID-19 në Indi.

Zjarri nisi në katin e parë të spitalit në qytetin e Bharuch dhe është lokalizuar brenda një ore, derisa shkaqet janë ende duke u hetuar.

31 persona janë shpëtuar nga zjarrfikësit dhe gjendja e tyre duket të jetë stabile, raporton AP News.

Edhe muajin e kaluar një zjarr kishte kapluar një spital të kujdesit intensiv në rrethinat e Mumbai i cili mori jetën e 13 pacientëve që ishin duke u trajtuar aty.

Për momentin India është duke u përballur më një valë të rëndë infektimesh dhe spitalet janë të mbi populluara, derisa qeveria indiane është detyruar që të hapë reparte të improvizuara.

India në total ka rreth 20 milionë raste të të infektuarave me COVID-19 dhe në total ka 220 mijë vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat