​Kongo shpall fundin e epidemisë së Ebola

Azia

​Kongo shpall fundin e epidemisë së Ebola

Më: 3 maj 2021 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Republika Demokratike e Kongos njoftoi sot përfundimin e epidemisë Ebola, gjatë së cilës 12 njerëz u infektuan në lindje të vendit, gjashtë prej të cilëve vdiqën.

Epidemia u vu nën kontroll me ndihmën e vaksinës Merck, e cila u mor nga më shumë se 1.600 njerëz që ishin në kontakt me pacientë të infektuar, si dhe njerëz të tjerë të rrezikuar, njoftoi organizata ndërkombëtare humanitare, joqeveritare Mjekët pa Kufij.

Rastet e infeksionit ishin gjenetikisht të lidhura me epideminë Ebola, e cila zgjati nga 2018 deri më 2020 dhe gjatë së cilës më shumë se 2.200 njerëz vdiqën, raporton Reuters.

Epidemia shpërtheu serish më 3 shkurt në qytetin e Butembo, afër Kivu Verior, ku një grua vdiq pasi burri i saj u infektua gjatë epidemisë së mëparshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat