26-vjeçarja qëllohet për vdekje nga dy burrat rivalë që donin të martoheshin me të

Azia

26-vjeçarja qëllohet për vdekje nga dy burrat rivalë që donin të martoheshin me të

Më: 4 maj 2021 Në ora: 18:55
Maira Zulfiqar

Një britanike është vrarë në Pakistan nga dy burra që konkurronin për t’u martuar me të, raportojnë mediat vendase.

26-vjeçarja Maira Zulfiqar është qëlluar me armë dhe është mbytur nga dy të dyshuar që hynë në apartamentin e saj dje në kryeqytetin e Pakistanit, Lahore.

Studentja e drejtësisë kishte shkuar në Pakistan dy muaj më parë nga Britania për të punuar në degën vendase të kompanisë ligjore Duncan Blackett.

Ajo kishte marrë një apartament me qira, ku dhe u gjet e vdekur pranë celularit të saj, raportonin mediat vendase.

Ekzaminimet mjekësore tregonin se vajza ishte mbytur dhe qëlluar me armë, ndërsa në trup kishte shenja gërvishtjeje.

Policia e Lahore tha se të dyshuarit kishin hyrë në shtëpinë e saj, dhe besohet se ishte një “krim pasioni”.

Në dokumentet ligjore të depozituara nga xhaxhai i të ndjerës thuhet se dy burrat ishin të njohur të vajzës dhe po tentonin ta bindnin të pranonte martesën me një prej tyre, por ajo i kishte refuzuar të dy.

Në dokumente thuhet se vajza kishte vizituar shtëpinë e xhaxhait disa ditë para tragjedisë dhe ishte ankuar se dy burrat e përndiqnin dhe e kërcënonin.

Një zyrtar i policisë së Lahore tha se gruaja kishte një plagë plumbi në shpatull, por shkaku i saktë i vdekjes nuk është përcaktuar nëse ishte nga plumbi apo mbytja në fyt.

Dy të dyshuarit nuk janë ndaluar ende nga policia, e cila thotë se hetimet vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat