Zbulohet skandali me tamponë testues në një aeroport

Azia

Zbulohet skandali me tamponë testues në një aeroport

Më: 5 maj 2021 Në ora: 19:25
Indonezi

Disa punonjës të një kompanie farmaceutike në Indonezi janë arrestuar pasi pretendohet se ata kanë larë dhe kanë rishitur tamponët testues për të marrë strisho të hundës për testim për koronavirus, raporton BBC.

Deri në 9000 pasagjerë në një aeroport në Medan dyshohet të jenë testuar me tamponë të ripërdorur, njofton Policia.

Kompania shtetërore Kimia Farma po përballet me një padi eventuale nga ana e udhëtarëve.

Testimet me strisho të hundës për koronavirus janë bërë rutinore. Policia në Indonezi beson se kjo skemë ka filluar që nga dhjetori në aeroportin Kualanamu në Medan.

Pasagjerëve u kërkohet një test negativ për koronavirus nëse duan të fluturojnë, dhe aeroporti ofron mundësi të testohesh atje. Autoritetet e aeroportit kanë përdorur tamponët testues për teste të shpejta anti-gjene nga Kimia Farma.

Pas ankesave nga pasagjerët se kanë marrë rezultate të testeve fals pozitiv, policë të maskuar të shtirur si pasagjerë kanë shkuar javën e kaluar në vendin e ngjarjes, raporton gazeta “Detik”.

Kur ai është testuar dhe ka marrë rezultatin pozitiv, zyrtarët policorë kanë bastisur dhe kanë zbuluar se tamponët janë ricikluar.

Javën e kaluar, pesë punonjës të Kimia Farma – përfshirë edhe menaxherin të kësaj kompanie në Medan – janë arrestuar.

Autoritetet thonë se kanë ankesa nga 23 dëshmitarë, dhe po hetojnë nëse kjo skemë përfitimi, që besohet të jetë rreth 124.800 dolarë, është përdorur për të financuar ndërtimin e një shtëpie luksoze të një prej të dyshuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat