Vaksinat, mbrojtje nga virusi indian/ Dollenberg: Por mutacioni do të krijojë probleme në prodhimin e dozave

Azia

Vaksinat, mbrojtje nga virusi indian/ Dollenberg: Por mutacioni do të krijojë probleme në prodhimin e dozave

Më: 9 maj 2021 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Mutacioni indian, i cili ka alarmuar të gjithë Europën infekton më shumë se sa varianti klasik i koronavirusit.

Një person mund të infektojë 9 të tjerë dhe ka përqindje të vdekshmërisë së lartë.

Federata europiane mjekët shqiptarë bën thirrje për sa më shumë kujdes.

Por, të dhënat më të fundit, sipas Dollenberg, tregojnë se vaksinat antiCovid krijojnë mbrojtje edhe ndaj këtij mutacioni. Ndërkohë që mutacioni indian pritet të sjellë probleme në prodhimin e vaksinave përsa kohë krahu i punës është indianë dhe kinezë.

Në qershor, federata europiane mjekët shqiptarë organizon një konferencë në Bruksel, pikërisht për shpërndarjen e vaksinave për Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat