Kina do ta bëjë “një vijë ndarëse” në majë të Everestit

Azia

Kina do ta bëjë “një vijë ndarëse” në majë të Everestit

Më: 10 maj 2021 Në ora: 12:29
Everest

Kina do ta bëjë “një vijë ndarëse” në majë të Mount Everestit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit nga alpinistët që pushtojnë majën më të lartë në botë nga ana e Nepalit, raporton agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Një ekip i guidave tibetiane të alpinizmit do të vendosin një vijë ndarëse në majë para se alpinistët të arrijnë majën nga ana kineze, raporton AP. 

Nuk është e qartë se me çfarë do të bëhet vija ndarëse. Alpinistëve që ngjiten nga ana veriore e malit nga Kina do t’u ndalohet të kalojnë atë vijë apo të bien në kontakt me ndonjë person apo ndonjë objekt nga jugu, apo saktësisht nga ana nepaleze.

Dy shtetet kanë pezulluar stinorin e ngjitjes në majën më të lartë në botë (8848 metra) vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Nepali ka lëshuar leje për 408 të huaj që tentojnë të ngjiten këtë vit, ndërsa po synon të rrisë të hyrat nga turizmi.

Xinhua ka raportuar se 21 alpinistëve kinezë u është aprovuar leja që të ngjiten në mal nga ana veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat