India regjistron rreth 330 mijë raste të reja me COVID-19

Azia

India regjistron rreth 330 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 11 maj 2021 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

India regjistroi 329 mijë e 942 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin në 22 milionë e 992 mijë e 517 të infektuar, sipas shifrave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është dita e dytë me radhë që numri i rasteve të reja ditore të raportuara ka qenë nën 400 mijë, shkruan CNN.

Vendi raportoi gjithashtu 3 mijë e 876 vdekje të martën, teksa numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus ka arritur në 249 mijë e 992.

Deri më tani, 172 milionë e 633 mijë e 761 doza vaksinash janë administruar në Indi.

Teksa 37 milionë e 159 mijë e 467 njerëz kanë marrë dozën e tyre të dytë të vaksinës, rreth 2.85 përqind e popullsisë së Indisë që ka mbi 1.3 miliardë banorë është plotësisht e vaksinuar, tha Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat